Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Sa mund të fitojnë lojtarët e PSG-së në rast të triumfit ?

psg

Futbollistët e PSG-së pritet të përfitojnë një bonus të konsiderueshëm në rast se arrijnë triumfin në Ligën e Kampionëve, si shpërblim për suksesin në garën më të rëndësishme të sezonit.

Nëse futbollistët e Paris Saint-Germainit arrijnë ta përsërisin suksesin e sezonit të kaluar, secili prej tyre pritet të shpërblehet me një bonus prej 1 milion eurosh. Sistemi i njëjtë ka qenë edhe edicionin e kaluar.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“L’Equipe” ka shkruar të shtunën se Paris Saint-Germaini ka ndryshuar qasjen ndaj bonuseve. Klubi ka vendosur që të gjithë lojtarët të trajtohen në mënyrë të barabartë sa i përket bonuseve. Ndryshe nga e kaluara kur yjet e skuadrës negocionin bonuse të veçanta përmes kontratave individuale, tani secili futbollist përfiton të njëjtën shumë, pa marrë parasysh sa minuta ka luajtur gjatë garës. 

Një mbrojtje e mundshme e titullit do t’i sillte Parisit edhe përfitime të konsiderueshme financiare. Klubi do të fitonte 6.5 milionë euro për triumfin në finale, si dhe 4 milionë euro shtesë për kualifikimin në Superkupën e UEFA-s.