Dy futbollistët shqiptarë, Mirlind Daku dhe Dardan Shabanhaxhaj, nuk do të largohen nga Rubin Kazani gjatë këtij afati kalimtar.
Mediumet në Rusi kanë bërë të ditur se trajneri i ri i Rubin Kazanit, Franc Artiga, dëshiron ta ndërtojë lojën rreth Dakut dhe Shabanhaxhajt.
Daku është ende në fazën e rikuperimit, ndërsa pritet shumë shpejtë të nisë punën me grupin e lojtarëve.
Më herët kishte raportime se Zeniti ka kthyer interesimin për Dakun. Por sulmuesi pritet të mbetet deri në fund të këtij edicioni pjesë e klubit nga Kazani.
Daku 28-vjeçar është sulmuesi kryesor i Rubinit. Ai ka shënuar nëntë gola në elitë.
Ndërkohë Shabanhaxhaj 24-vjeçar këtë edicion ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë në 18 ndeshje.