Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka shënuar gol të dielën në fitoren e rëndësishme të Napolit në udhëtim ndaj Pisas me rezultat 3:0.
Rrahmani e shënoi golin e dytë në minutën e 27-të të ndeshjes së parafundit në Serie A.
Goli me kokë ishte i dyti për mbrojtësin e Kosovës në Serie A në edicionin aktual.
Golin e parë e shënoi Scott McTominay në minutën e 21-të.
Golin e tretë e realizoi Rasmus Hojlund në minutën e 92-të.
Me fitoren e shënuar ndaj Pisas, Napoli ka siguruar paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.
Edhe
Kapiteni i Kosovës në formacionin e javës në Itali
Napoli është i dyti me 73 pikë.
Ndeshjen e fundit, Napoli e luan në shtëpi ndaj Udineses.