Sulmuesi i Spartës së Pragës, Albion Rrahmani, është pjesë e formacionit më të mirë të javës të elitës së futbollit çek.
Formacioni më i mirë i javës së katërt është zgjedhur nga faqja zyrtare e ligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRrahmani të dielën e realizoi golin e fitores për Spartën në ndeshjen ndaj Sigma Olomoucut. Sparta fitoi me rezultat 1:0.
Reprezentuesi i Kosovës e ka filluar mbarë edicionin 2025/26.
Në shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha garat ka shënuar katër gola.
24-vjeçari Rrahmani pjesë e Spartës është nga viti i kaluar kur u transferua nga Rapid Bukureshti për pesë milionë euro.
Me Përfaqësuesen e Kosovës, ai ka gjashtë gola të realizuar në 15 ndeshjet e zhvilluara.