Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani nuk luan ndaj Malmos

Albion Rrahmani

Sulmuesi, Albion Rrahmani, nuk do të paraqitet për Spartën e Pragës në ndeshjen e parë në plejof të Ligës së Kampionëve ndaj Malmos. 

Kështu ka raportuar të martën mediumi rumun “Digi Sport”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrahmani sipas mediumit rumun nuk ka udhëtuar për në Suedi, por ai ka qëndruar në Pragë. 

23-vjeçari pritet ta zhvillojë ndeshjen e parë me klubin çek në ndeshjen e kthimit ndaj Malmos në javën e ardhshme. 

Rrahmani të hënën u zyrtarizua te Sparta e Pragës. 

Ai u transferua nga Rapidi i Bukureshtit për pesë milionë euro.