Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i ka munguar kampionit në fuqi të Italisë, Napolit, në katër ndeshjet e fundit.
Për shkak të një lëndimi muskulor, Rrahmani i mungoi Napolit ndaj Copenhagenit dhe Chelseat në “Champions” dhe ndaj Juventusit dhe Fiorentinas në Serie A.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendërmbrojtësi tashmë është kthyer në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme në kampionatin italian.
Kështu kanë shkruar të hënën mediumet italiane.
Napolitanët të shtunën nga ora 18:00 luajnë në udhëtim te Genoa në kuadër të xhiros së 24-t.
Rrahmani edhe më herët për shkak të lëndimit i mungoi në disa ndeshje skuadrës së Antonio Contes.
Napoli është duke kaluar fazë të vështirë për shkak të lëndimeve të shumta. Së fundi, Napolit i është lënduar kapiteni Giovanni Di Lorenzo i cili pritet të jetë jashtë fushës gjatë.
Të lënduar pos Di Lorenzos janë edhe Kevin De Bruyne, Billy Gilmour, David Neres, Matteo Politano e Frank Anguissa.