Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, është shpallur lojtari i ndeshjes në Serie A.
Rrahmani e shënoi golin e dytë në fitoren e Napolit me rezultat 3:0 ndaj Pisas të dielën pasdite.
Pikët e fituara, Napolit ia mundësojnë paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin 2026/2027.
Rrahmani e shënoi golin e dytë me kokë në minutën e 27-të të ndeshjes së parafundit të edicionit aktual të elitës së futbollit italian.
Për mbrojtësin 32-vjeçar ishte goli i dytë në 20 ndeshje në Serie A.
Ai i mungoi Napolit në shumë ndeshje shkaku lëndimeve.