Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte i pafat pasi u lëndua në barazimin e Napolit.
Napoli të dielën bëri hap prapa në garën për titull kampioni në elitën e futbollit italian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSkuadra e drejtuar nga trajneri, Antonio Conte, Napoli në udhëtim barazoi pa gola me Venezian.
Kjo ndeshje i takoi javës së 29-të të Serie A.
Rrahmani për shkak të lëndimit u detyrua të zëvendësohej në minutën e 77-të.
Por deri në momentin e zëvendësimit, Rrahmani, ishte prej më të mirëve në fushë.
Lëndimi i Rrahmanit nuk është lajm i mirë për Përfaqësuesen e Kosovës që këtë muaj do t’i zhvilloj dy ndeshje ndaj Islandës që i takojnë plejofit për Ligën B në Ligën e Kombeve.
Kosova më 20 mars e pret Islandën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërsa tre ditë më pas Islanda e pret Kosovën në Spanjë. Napoli është në vendin e dytë me 61 pikë.
Venezia ka 20 pikë në pozitën e parafundit. Po lufton për mbetje në ligë.