Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rrahmani e përfundon edicionin me supergol

Albion Rrahmani

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka përfunduar kampionatin në Çeki me gol të shënuar.

Të dielën, Rrahmani realizoi për Sparta Pragën që fitoi 2:1 ndaj Hradec Kralove. Sparta përfundoi në pozitën e dytë, ndërsa Slavia u shpall kampione.

25-vjeçari Rrahmani u shpall më i miri i ndeshjes. Ai e përfundoi edicionin me 11 gola e tri asistime. I luajti 34 ndeshje kampionale.