Futboll

Rooney: Xhaka, njëri prej dy transferimeve më të mira

Granit Xhaka

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka zgjedhur dy transferimet më të mira në Premier League këtë edicion.

Afati kalimtar dimëror përfundoi të hënën mbrëma dhe disa lojtarë iu bashkuan klubeve të reja.

Rooney në emisionin “The Wayne Rooney Show” insistoi se Hugo Ekitike dhe Granit Xhaka janë dy transferimet më të mira në Premier League këtë edicion.

Ekitike iu bashkua Liverpoolit nga Eintracht Franfurti në verën e vitit të kaluar, kurse Xhaka iu bashkua Sunderlandit nga Bayer Leverkuseni.

“Ekitike dhe Granit Xhaka te Sunderlandi kanë qenë ndoshta dy transferimet më të mira në Premier League”, ka thënë Rooney.

Si Ekitike ashtu edhe Xhaka kanë lënë përshtypje të mira për klubet e tyre deri më tani këtë edicion.

Xhaka është kapiten i Sunderlandit.