Futboll

Rooney tregon se ishte kërcënuar me vdekje

Wayne Rooney

Wayne Rooney

Ish-sulmuesi i Anglisë, Wayne Rooney, ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje kur u transferua nga Evertoni te Manchester Unitedi.

Në moshën 18-vjeçar, Rooney nënshkroi për “djajtë e kuq” në vitin 2004 për 27 milionë funte.

Ai e kishte refuzuar ofertën e Evertonit për ta vazhduar qëndrimin në klub.

“Kam pasur kërcënime me vdekje. Shtëpia e prindërve të mi ishte ngjyrosur dhe ishte shkatërruar. Njësoj edhe shtëpia e të dashurës, tani gruas time. Mendoj se këto janë momentet kur duhet të jesh mendërisht i fortë. Njerëzit përreth duhet të të ndihmojnë”, ka deklaruar Rooney në episodin e fundit të emisionit “The Wayne Rooney Show”.

Rooney i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2021, tek Unitedit. Te kjo skuadër shënoi 253 gola në 559 paraqitje. I pati edhe 142 asistime.