Cristiano Ronaldo sërish ishte protagonist në fitoren e skuadrës së Al-Nassrit. Al-Nassri e mposhti të shtunën në shtëpi skuadrën Al-Okhdood me rezultatin, 3:0, në kuadër të xhiros së 11-të të elitës së futbollit arab.
Ronaldo i shënoi dy gola për Al-Nassrin.
Superylli portugez, Ronaldo, golin e parë e realizoi në minutën e 31-të. Ndërsa për 2:0, legjenda e Real Madridit shënoi në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë.
Golin e tretë për vendësit e realizoi Joao Felix në minutën e 94-t.
Ronaldos iu anulua edhe një gol në minutën e 66-të për shkak të pozitës jashtë loje.
40-vjeçari ka arritur në shifrën e 956 golave gjatë karrierës si profesionist. Ai po i afrohet gjithnjë e më shumë shifrës së 1000 golave në karrierë.
What an unbelievable goal by Cristiano Ronaldo 🐐 pic.twitter.com/wNcoXxMECW
— Menace_7 (@_Menace_7) December 27, 2025