Futboll

Ronaldo kërkon t’ia sjellin Rudigerin në Al-Nassr

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo po i harton planet në heshtje në Riad. Ai u ka kërkuar drejtuesve të Al-Nassrit të bindin mbrojtësin e Real Madridit, Antonio Rudiger.

Kështu ka raportuar të martën “Fichajes”.

Rudiger nuk e ka vazhduar ende kontratën me Realin. Ai bëhet lojtar i lirë në verë.

Reali prej kohësh ngurron t’u ofrojë kontratë afatgjate lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare. Dhe këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Ronaldo, i cili ka ndikim të madh te klubi arab, Al Nassr, ku është edhe kapiten.