Futboll

Ronaldo beson se do ta arrijë shifrën e 1000 golave

Ronaldo shënon sërish për Al-Nassrin

Cristiano Ronaldo ka thënë se pasioni i tij për futbollin mbetet i palëkundur dhe se është ende i motivuar për ta arritur synimin që të shënoi 1000 gola në karrierë. Ylli portugez i dha këto deklarata pasi u shpall lojtari më i mirë i Lindjes së Mesme në ceremoninë “Globe Soccer Aëards” të mbajtur në Dubai të dielën.

Me dy golat që i shënoi të shtunën për skuadrën arabe, Al-Nassr, Ronaldo ka arritur në shifrën e 956 golave për klube dhe përfaqësuese. Dhe me planin e 40-vjeçarit që të luajë edhe një apo dy vjet, synimi i tij duket plotësisht i arritshëm.

“Është vështirë të vazhdosh të luash, por unë jam i motivuar”, ka thënë Ronaldo pasi e pranoi çmimin për herë të dytë rresht.

“Pasioni im është i madh dhe unë dëshiroj të vazhdoj. Nuk ka rëndësi se ku luaj, a është në Lindjen e Mesme apo në Evropë. Gjithnjë e kam shijuar futbollin dhe dua të vazhdoj. Ju e dini cili është synimi im. Dua të fitoj trofe dhe dua ta arrij atë shifër që ju të gjithë e dini. Do ta arrijë atë shifër sigurisht, nëse nuk kam lëndime”, ka vazhduar Cristiano Ronaldo.

Ndërkohë të hënën presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka theksuar se në Dubai vitin tjetër do të mbahet ceremonia e FIFA-s për shpalljen e më të mirëve, e njohur si “The Best”.

Ousmane Dembele u shpall lojtari më i mirë i vitit 2025. Ceremonia “The Best” u mbajt në Doha të Katarit.