Futboll

Roma fiton derbin e kryeqytetit

roma

Roma e ka fituar derbin e kryeqytetit, duke mposhtur Lazion me rezultatin 1:0.

Ndeshja e zhvilluar të dielën pasdite i takoi xhiros së katërt të Serie A.

Roma u kthye te fitorja pas disfatës që e pësoi javën e kaluar nga Torino. Numëron edhe dy fitore tjera.

Ndërkoha për Lazion ishte disfata e tretë, ka edhe një fitore.

Golin e fitores për Romën e realizoi Lorenzo Pellegrini në minutën e 38-të.

Te Lazio, mesfushori maroken, Reda Belahyane, në minutën e 86-të u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.

Te Lazio në bankën e rezervistëve ishte mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.