Lojtari 18-vjeçar i krahut, Agon Rexhaj, ka gjasa të mëdha që të bashkohet me ekipin e parë të Baselit në edicionin që nisi në fundjavën e kaluar.
Kështu ka shkruar “Blick” të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Baselit, Ludovic Magnin, mori disa të rinj në përgatitje për edicionin e ri. Asnjëri prej tyre nuk ishte në ekip për ndeshjen e parë.
Por Rexhaj dhe Evann Senaya kanë gjasat më të mëdha për të luajtur me ekipin e parë të kampionit zviceran.
Të dy pritet të lëvizin mes ekipit të parë dhe ekipit U21. Do të ushtrojnë me ekipin e parë dhe pritet të luajnë me ekipin e dytë në kategorinë e tretë zvicerane.
Rexhaj zhvillohet te Baseli nga viti 2022, ndërsa luan për U18 të Zvicrës.