Futboll

Rekordet që mund t’i thyejë Bayerni në këtë edicion

Bayern Munich

Pas pushimit prej 19 ditëve, Bundesliga është kthyer sërish.

Bayern Munichu ka dominuar deri tani në këtë edicion, ndërsa deri në fund të kampanjës kanë mbetur edhe 19 xhiro për t’u zhvilluar.

Bavarezët kanë lëshuar pikë vetëm dy herë, pas dy barazimeve. Ende nuk e kanë pësuar asnjë humbje, ndërsa i kanë shënuar 55 gola e i kanë pranuar vetëm 11-të, pas 15 xhirove të luajtura. Bayerni i pari i ka 41 pikë.

Në edicionin 2012/13, Bayern Munichu i mblodhi 91 pikë, nga 102 të mundura. Mesatarja e pikëve të fituara në këtë edicion është pak më e lartë se në atë kohë.

Vetëm Bayerni i edicionit 1971/72 ka shënuar më shumë se 100 gola. Me 55 gola pas 15 ndeshjeve, edhe ky rekord mund të thyhet. Harry Kane synon rekordin e Robert Lewandowskit, që brenda një sezoni i shënoi 41 gola. Kane aktualisht i ka 19 gola në total.

Në edicionin 2013/14, Bayern Munichu e festoi titullin në xhiron e 27-të. Edhe ky rekord mund të thyhet nëse bavarezët vazhdojnë me këtë formë pozitive.