Real Madridi e ka transferuar nga Liverpooli mbrojtësin e krahut të djathtë, Trent Alexander-Arnold.
Liverpooli e pranoi shifrën e ofruar nga klubi madrilen për lirimin e 26-vjeçarit, kontrata e të cilit skadonte më 30 qershor.
Kjo lëvizje do të thotë se Alexander-Arnold do t’i bashkohet Realit në kohë për të luajtur në Kupën e Botës për Klube në këtë verë.
Mbrojtësi anglez konfirmoi më herët se do të largohet nga Liverpooli këtë verë dhe nisi menjëherë bisedimet për transferimin te klubi spanjoll.
Raportohet se për të siguruar tani shërbimet e Alexander-Arnoldit, Real Madridi ka shpenzuar dhjetë milionë euro.
26-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me klubin mbretëror.
Kupa e Botës për Klube nis më 14 qershor dhe do të organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Alexander-Arnold i realizoi 23 gola dhe dhuroi 92 asistime në 354 paraqitje për ekipin e parë të Liverpoolit.
Me Liverpoolin i fitoi dy tituj të Premier Leagues, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe Kupën e Ligës.
