Real Madridi ka dhënë shenja se po kthehet në rrugën e duhur.
Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, madrilenët fituan thellë, 6:1, ndaj Monacos. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Kylian Mbappe e hapi serinë e golave që në minutën e pestë. Ylli francez shënoi tjetër gol në minutën e 26-të.
Në pjesën e dytë për Madridin shënuan edhe Franco Mastantuono, Vinicius Junior e Jude Bellingham. Thilo Kehrer shënoi autogol.
Golin e vetëm për Monacon e shënoi Jordan Teze.
Viniciusi shkëlqeu edhe me tri asistime.
Me fitore, Real Madridi doli në vendin e dytë me 15 pikë, sa i ka edhe Bayerni në të tretin.
Monaco mbetet me nëntë pikë, por është në zonën që dërgon tutje.