Sportingu “shokon” Parisin
Sportingu i Lisbonës ka shënuar fitore të madhe në Champions.
Në kuadër të xhiros së shtatë të fazës së ligës, Sportingu fitoi 2:1 ndaj kampionit në fuqi, Parisit.
Luis Suarez e shënoi golin e fitores në minutën e 90-të. I njëjti lojtar shënoi për 1:0 në të mirë të Sportingut në minutën e 74-t.
Ndërkohë për 1:1 shënoi Khvicha Kvaratskhelia në minutën e 79-të.
Me fitore, Sportingu doli në vendin e gjashtë me 13 pikë. 13 pikë i ka edhe skuadra parisiene në vendin e pestë.
Po të martën, Olympiacosi fitoi 2:0 ndaj Bayer Leverkusenit. Ndërkohë Ajaxi fitoi në Spanjë ndaj Villarrealit me shifrat 2:1.
Tottenhami fiton me golat e pjesës së parë
Tottenhamit i kanë mjaftuar dy golat e pjesës së parë për ta fiuar ndeshjen në shtëpi kundër Borussia Dortmundit.
Anglezët mposhtën gjermanët 2:0, në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kampionëve.
Cristian Romero në minutën e 14-të dhe Dominic Solanke në minutën e 37-të realizuan golat e fitores.
Daniel Svensson i Dortmundit u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 26-të.
Tottenhami ka 14 pikë, kurse Dortmundi 11 pikë.
Real Madridi po kthehet, “shkatërron” 6:1 Monacon
Real Madridi ka dhënë shenja se po kthehet në rrugën e duhur.
Të martën mbrëma në “Santiago Bernabeu”, madrilenët fituan thellë, 6:1, ndaj Monacos. Ndeshja i takoi xhiros së gjashtë të Ligës së Kampionëve.
Kylian Mbappe e hapi serinë e golave që në minutën e pestë. Ylli francez shënoi tjetër gol në minutën e 26-të.
Në pjesën e dytë për Madridin shënuan edhe Franco Mastantuono, Vinicius Junior e Jude Bellingham. Thilo Kehrer shënoi autogol.
Golin e vetëm për Monacon e shënoi Jordan Teze.
Viniciusi shkëlqeu edhe me tri asistime.
Me fitore, Real Madridi doli në vendin e dytë me 15 pikë, sa i ka edhe Bayerni në të tretin.
Monaco mbetet me nëntë pikë, por është në zonën që dërgon tutje.
Nuk ndalet Arsenali, mposht Interin në Itali
Arsenali nuk ka të ndalur në Ligën e Kampionëve.
Të martën londinezët e shënuan fitoren e shtatë rresht në fazën e ligës në Champions.
Arsenali fitoi 3:1 në udhëtim ndaj Interit, finalistit të edicionit të kaluar dhe liderit të Serie A.
Ndeshja i takoi xhiros së shtatë, përkatësisht të parafundit të fazës së ligës.
Gabriel Jesus shkëlqeu në pjesën e parë për epërsi bindëse të Arsenalit. Ai shënoi për 1:0 në minutën e dhjetë dhe për 2:1 në minutën e 31-të.
Petar Suçiq shënoi golin për Interin në minutën e 18-të.
Në pjesën e dytë skuadra italiane e kërkoi barazimin, por ishte Arsenali që shënoi gol tjetër. Viktor Gyokeres shënoi për 3:1 në minutën e 84-t.
Arsenali është lider i Championsit me 21 pikë dhe do të luajë direkt në një të tetën e finales.
Interi e pësoi humbjen e tretë rresht në Champions. Por falë fitoreve në katër xhirot e para është lart në tabelë. E mban vendin e nëntë me 12 pikë. Është kjo pozita e fundit që dërgon direkt në një të tetën e finales.
Arsenali sërish në epërsi
Arsenali ka kaluar sërish në epërsi ndaj Interit.
Edhe golin e dytë për 2:1 e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 31-të.
Gol tjetër shënoi edhe Mbappe për Realin. Për 2:0 realizoi në minutën e 26-të.
Dy gola të shpejtë në derbin e Championsit
Interi ka barazuar rezultatin ndaj Arsenalit, në ndeshjen kryesore të së martës në Ligën e Kampionëve.
Fillimisht në minutën e 10-të, Gabriel Jesus kaloi Arsenalin në epërsi, ndërsa tëtë minuta më vonë, mesfushori i Interit Petar Suçiq, barazoi shifrat në 1:1.
Real Madridi ka kaluar në epërsi naj Monacos 1:0 me golin e Kylian Mbappes në minutën e pestë.