Real Madridi ka shkruar të enjten se ka dorëzuar në UEFA të gjitha pamjet e incidentit të së martës mbrëma, më 17 shkurt, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve në Lisbonë mes Benficas dhe Real Madridit.
Madrilenët kanë njoftuar se janë në bashkëpunim të ngushtë me shtëpinë evropiane të futbollit, pasi është hapur hetimi për “episodet e papranueshme të racizmit gjatë asaj ndeshjeje”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Real Madridi është mirënjohës për mbështetjen e madhe dhe dashurinë nga e gjithë bota e futbollit për lojtarin tonë Vinicius Junior. Real Madridi do të vazhdojë punën në bashkëpunim me gjithë institucionet, për ta zhdukur racizmin, dhunën dhe urrejtjen në sport dhe në shoqëri”, shkruan ndër të tjera në komunikatën e klubit madrilen.