Raphinha e ka ditur se nuk ka arsye për panik, kur Barcelona po vuante për të thyer Espanyolin të enjten mbrëma. Braziliani tha se ishte vetëm çështje kohe para se “këmbët e arta” të Lamine Yamal të siguronin fitoren që vulosi titullin e kampionit.
17-vjeçari Yamal shënoi supergol për ta udhëhequr Barcelonën drejt fitores 2:0 ndaj Espanyolit.
Me fitore, Barça siguroi titullin e kampionit.
“Nuk kemi pasur shumë shanse të mira, por e kemi djaloshin që ndonjëherë ofron diçka nga këmbët e arta që i ka. Ai na mundësoi që të qëndrojmë në lojë më të qetë”, ka thënë Raphinha.
“Në janar disa kanë thënë që do të luftojmë për të mbetur në vendin e tretë. Por kemi besim në vete. Ky është çelësi. Besojmë në punë dhe e dimë se çka mund të bëjmë”, ka shtuar braziliani.
Ai ka realizuar 18 gola në La Liga dhe ka falënderuar trajnerin Hansi Flick për këtë.