Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Raphinha shkëlqen me “hat-trick” në fitoren e Barcelonës

Raphinha

Përditësim, 18:15 - Braziliani Raphinha ka realizuar “hat-trick” për Barcelonën, që regjistroi fitoren e katërt rresht në La Liga të Spanjës. 

Barcelona mposhti 5:2 Sevillas të dielën në “Camp Nou”, në kuadër të xhiros së 
28-të të La Ligas. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raphinha shënoi dy gola në pjesën e parë. Golin e minutë ssë nëntë dhe të 21-të, braziliani i shënoi nga penalltia.

Dani Olmo realizoi për 3:0 në minutën e 38-të, ndërsa Oso shënoi gol të bukur për mysafirët në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. 

Raphinha “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 51-të me gjuajtje të saktë.

Golin për 5:1 e shënoi Joao Cancelo në minutën e 60-të.

Sevilla shënoi edhe një gol në fund të ndeshjes. Golin e dytë për mysafirët e shënoi në minutën e 92-të, Dijbril Sow.

Barcelona është forcuar në vendin e parë me 70 pikë.
Sevilla ka 31 pikë.


Raphinha kompleton “hat-trickun”

Braziliani Raphinha ka kompletuar “hat-trickun” për Barcelonën, që është duke fituar 4:1 ndaj Sevillas në “Camp Nou”. 

Ndeshja i takon xhiros së 28-të të La Ligas. 

Raphinha shënoi dy gola në pjesën e parë, në minutën e nëntë dhe të 21-të, që të dyja nga penalltia. 
Dani Olmo realizoi për 3:0 në minutën e 38-të, ndërsa Oso shënoi gol të bukur për mysafirët në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. 

Raphinha tregolëshin e kompletoi në minutën e 51-të me gjuajtje të saktë.