Barcelona ka treguar se çka solli përplasjen e madhe që ndodhi në ambientet e brendshme të stadiumit pas ndeshjes mes Benficas dhe Barcelonës.
Barça fitoi të martën mbrëma me rezultat 5:4 në Portugali, në njërën prej ndeshjeve më interesante të kohëve të fundit. Braziliani Raphinha e shënoi golin e fitores në minutën e 96-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë njoftuar për një rrahje të lojtarëve pas futjes së tyre në ambientet e brendshme të stadiumit.
U raportua se Raphinha ishte në qendër të incidentit. Policia është kujdesur për sigurinë e tij dhe ka bllokuar qasjen për te zhveshtorja e Barçës.
“Unë i respektoj të gjithë. Kur jam larguar nga fusha, më kanë fyer. E kam kthyer fyerjen. E di që nuk është dashur. U bë e papranueshme me lojtarët e Benficas, ata preferuan të më fyejnë. Jam dikush që nuk lejoj që gjërat të kalojnë. I respektoj nëse më respektojnë, por nuk jam i tillë që e mbylli gojën nëse më fyejnë. Është normale pas një përfundimi të tillë të ndeshjes”, ka thënë Raphinha.