Raphinha është në prag të mbylljes së edicionit më të mirë me Barcelonën – me fitimin e titullit në La Liga.
Lamine Yamal e ka marrë thuajse gjithë vëmendjen, por Raphinha ka qenë po aq i rëndësishëm në rrugëtimin për titull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo28-vjeçari Raphinha i shënoi pesë nga 16 golat e Barcelonës në katër “El Clasicot” e zhvilluara që u fituan ndaj Real Madridit në këtë edicion.
Paraqitjet e tij ndihmuan që Barcelona ta fitojë Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, kur shënoi dy herë në fitoren 5:2 në finale ndaj Real Madridit.
Raphinha ka 34 gola për Barcelonën, ndërsa në dy edicionet e fundit para se t’i bashkohej klubit nga Katalunja, i pati nga 10 gola.
Është golashënuesi i dytë më i mirë i ekipit prapa Robert Leëandoëskit, që ka shënuar 40 gola gjithsej.
Ai ka kontribuuar edhe me 22 asistime në 52 paraqitje.
23 asistime i kishte në dy edicionet e kaluara së bashku, sa ishte pjesë e Leeds Unitedit.
Vetëm Yamal ka më shumë asistime sesa Raphinha në ligën spanjolle. Yamal i ka 12 asistime, ndërsa nëntë i ka braziliani.