Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Rangersi me Bajramin eliminojnë Mourinhon dhe Fenerin

RAngers

Rangersi skocez ka eliminuar Fenerbahçen e trajnerit të famshëm portugez, Jose Mourinho në 1/8 e finales në Ligën e Evropës të enjten. Skuadra e yllit shqiptar Nedim Bajrami u kualifikua tutje pas penalltive në të cilat fitoi 3:2.

E koha e rregullt u mbyll 2:0 në të mirë të Fenerit. Sebastian Szymanski realizoi të dy golat për të mbajtur baras rezultatin e përgjithshëm 3:3, pas humbjes së turqve në ndeshjen e parë 3:1.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në penallti, Feneri i humbi tri ndërsa Rangers një.

Mesfushori Bajrami u inkuadrua në ndeshje në minutën e 68-të.

Në çerekfinale, Rangers luan me Athletic Bilbaon.