Mesfushori Ylber Ramadani luajti deri në minutën e 64-t për Leccen që pësoi disfatë në shtëpi nga Roma me rezultat, 2:0.
Kjo ndeshje u zhvillua të martën dhe i takoi javës së 19-të të Serie A.
Evan Ferguson në minutën e 14-të shënoi golin e parë, kurse Artem Dovbyk, në minutën e 71-të shënoi për 2:0.
Lecce është në vendin e 16-të me 17 pikë, kurse Roma në pozitën e katërt me 36 pikë.