Ylber Ramadani do të mbetet pjesë e Lecces të paktën edhe në edicionin 2026/2027. Mediumet në Itali kanë raportuar se Lecce ka vendosur të ushtrojë opsionin e vazhdimit të kontratës edhe për një vit.
Ramadani kishte nënshkruar në vitin 2023 kontratë deri në qershor të këtij viti me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Ramadani ka luajtur 86 ndeshje për Leccen.
Ai ka qenë kyç në shumë ndeshje për Leccen, sidomos me golin vendimtar kundër Torinos në ndeshjen e parafundit të edicionit të kaluar. Me golin e realizuar nga Ramadani, Lecce siguroi mbijetesën në Serie A.