Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramadani i mungon Shqipërisë

Ylber Ramadani

Mesfushori Ylber Ramadani nuk do të grumbullohet me Shqipërinë për dy ndeshjet e shtatorit.

Këtë e bëri të ditur FSHF-ja të dielën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ramadani është prej lojtarëve të rëndësishëm të kuqezinjve, por ka telashe shëndetësore.

Shqipëria më 4 shtator luan miqësore me Gjibraltarin, ndërsa më 9 shtator luan ndeshjen kualifikuese për Botëror ndaj Letonisë.

“Futbollisti ka pasur një infeksion të përsëritur të laringut, i cili kërkon pushim për disa ditë dhe terapi me antibiotikë dhe për këtë arsye ai nuk do të jetë në gjendje t’i përgjigjet thirrjes së Kombëtares”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.