Futboll

Ramadani i kënaqur me angazhimin e lojtarëve

Zekirija Ramadani

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është i kënaqur me angazhimin e lojtarëve në ndeshjen ndaj Copenhagenit. 

Ramadani ka theksuar se këto skuadra përballen vështirë edhe me numër të barabartë të lojtarëve. Drita nga mesi i pjesës së parë luajti me një lojtar më pak në fushë.

“Me këto skuadra është shumë e vështirë edhe kur je me numër të barabartë, e lëre më me një lojtar më pak. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Është edhe meritë e lojtarëve që nuk pësuam ndonjë debakël, por edhe kundërshtari ishte i kënaqur me rezultatin. Takimin e filluam mirë, por ai karton i kuq, që është pjesë e futbollit, vendosi. Kjo vjen vetëm nga mungesa e përvojës”, ka theksuar Ramadani.

Lexo përditësimet tjera
Drita - Copenhagen

Drita ndalet në Champions, vazhdon në kualifikimet e Ligës së Evropës

Drita e Gjilanit është ndalur në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kampionia e...