Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Finale e zjarrtë, Dukagjini qëllon shtyllën

Ferizaj - Dukagjini

Dukagjini i Klinës e ka qëlluar shtyllën dhe i është afruar golit të dytë. 

Në minutën e 30-të, pas një vrapimi të gjatë, Hekuran Berisha në fund e qëlloi shtyllën pingule. Ai u fut deri në zonë dhe gjuajti me të majtën, por ishte i pafat në fund.
 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ferizaj kundërpërgjigjet me gol të bukur

Ferizaj është kundërpërgjigjur në finale të Kupës së Kosovës ndaj Dukagjinit me gol të bukur po ashtu. 

Pas një aksioni mirë të organizuar, Kushtrim Shabani shënoi për 1:1 me gjuajtje të saktë nga zona. 
Shabani realizoi në minutën e 23-të, duke e dërguar topin prapa shpinës së portierit Egzon Lekaj.

Goli u pranua nga gjyqtari Genc Nuza, pas konfirmimit të VAR-it.


Mërlaku kalon Dukagjinin në epërsi me supergol

Altin Mërlaku e ka kaluar në epërsi Dukagjinin e Klinës me supergol në minutën e 16-të të ndeshjes. 

Mërlaku nga distanca gjuajti fuqishëm dhe e mposhti portierin Kai McKenzie-Lyle.


10 minuta lojë në finalen e Kupës

Janë zhvilluar 10 minuta lojë në finalen e Kupës së Kosovës ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit. 
Rezultati është ende pa gola. 

Skuadrat po tregohen shumë të kujdesshme në fillim të ndeshjes.


Publikohen formacionet zyrtare të finales së Kupës së Kosovës

Finalja e Kupës së Kosovës do të nis nga ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Ferizaj përballet me Dukagjinin. Asnjëra prej këtyre skuadrave nuk e ka fituar trofeun e Kupës së Kosovës, ndonëse më herët ishin paraqitur në finale. 

Ferizaj ka luajtur dy herë në finale, ndërsa Dukagjini katër herë. 

Ferizaj rrugës për në finale të Kupës ka eliminuar Tefik Çangën, Drenicën, Vushtrrinë dhe Llapin në gjysmëfinale. 

Ndërkohë, Dukagjini i trajnerit Arsim Thaqi e eliminoi Ramiz Sadikun, Prishtinën e Re, Feronikelin 74 dhe Ballkanin në gjysmëfinale. 

Ferizaj që udhëhiqet nga trajneri Arsim Abazi, ka rënë nga Superliga e Kosovës në fundjavën e kaluar pas barazimit 3:3 me Prishtinën, derisa Dukagjini i Klinës ende nuk e ka të sigurt qëndrimin në elitën e futbollit kosovar, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund.

Formacioni i Ferizajt: 
McKenzie, Neziri, Iljazi, Gligorov, Sadiki, A. Shabani, K. Shabani, Haxhimusa (C), Berisha, Silva, Oguns

Formacioni i Dukagjinit: 
Lekaj, Basriu (C), Pllana, Iseni, Vitor Hugo, Bardhoku, Morina, Xhemajli, Mërlaku, Isufi, Berisha