Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Ligue 1

PSG-ja vetëm baras me ekipin e fundit në tabelë

Kylian Mbappe - PSG

Foto: Associated Press

Paris Saint-Germaini nuk ka arritur më shumë se një barazim me Clermontin në xhiron e 28-të të LIgue 1 të shtunën.

Habib Keita kaloi Clermontin në epërsi në minutën e 32-të, ndërsa barazimin parisienët në shtëpi e siguruan tek në minutën e 85-të përmes Goncalo Ramosit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pavarësisht barazimit, PSG-ja po marshon sigurt drejt titullit. Ekip i Luis Enriques ka 63 pikë si lider, 13 më shumë se Bresti që është i dyti.

Clermonti është në fund të tabelës me vetëm 21 pikë të tubuara.