Paris Saint-Germaini e ka humbur pozitën e parë në tabelën e Ligue 1 të Francës.
Parisi pësoi disfatë xhiron e kaluar nga Monaco me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoParisi edhe këtë fundjavë do të ketë punë të vështirë ndaj Rennesit.
Parisienët, që janë edhe kampionë në fuqi të Francës, të shtunën nga ora 21:05 e presin Rennesin. Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 15-të.
Parisi këtë edicion ka nëntë fitore, tri barazime dhe dy humbje. Ndërkohë Rennesi ka gjashtë fitore, gjashtë barazime dhe dy humbje.
Xhiroja e 15-të u hap të premten me dy ndeshje. Bresti luajti me Monacon në shtëpi, kurse Marseille ishte mysafir i Lillet.
Xhiroja e 15-të mbyllet të dielën me ndeshjen që fillon nga ora 20:45, ndërmjet Lorientit dhe Lyonit.