Paris Saint-Germaini ka fituar me shumë vështirësi në udhëtim te Metzi në kampionatin elitar të Francës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKampioni francez dhe i Evropës fitoi 3:2, në ndeshjen e xhiros së 16-të.
Gonçalo Ramos dhe Quentin Ndjantou shënuan në minutën e 31-të dhe të 39-të për 2:0 në të mirë të parisienëve, por Jessy Deminguet e ngushtoi rezultatin tre minuta para fundit të pjesës së parë.
Më pas në minutën e 63-të për 3:1 realizoi edhe Desire Doue.
Georgiy Tsitaishvili realizoi për 3:2, dhjetë minuta para fundit. Por vendësit nuk patën më forcë për ta barazuar rezultatin dhe ndeshja u mbyll me fitoren e mysafirëve.
PSG-ja ka 36 pikë pas 16 ndeshjeve, ndërsa Metzi i vendit të fundit mbetet me 11 pikë