Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pronari i Clujit sqaron spekulimet për Korenicën

Futboll

Pronari i Clujit, Ioan Varga, ka sqaruar situatën e reprezentuesit të Kosovës, Meriton Korenica, pas informacioneve të fundit në lidhje me interesimin nga Monza, FCSB-ja dhe Rapidi i Bukureshtit. 
Varga në një intervistë për “Gazeta Sporturilor” ka deklaruar se ende nuk kanë pranuar ofertë për Korenicën. 

Ai ka treguar çmimin me të cilin do ta lejonte largimin e Korenicës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ne nuk morëm asnjë ofertë, askush nuk na ka kontaktuar. Dhe, në fund të fundit, Korenica nuk largohet aq lehtë. Ai nuk është në shitje, përveç nëse ofrohet çmimi i duhur, pra 2 milionë euro.

Përndryshe, nuk ka asgjë për të biseduar. Ai është një nga lojtarët më të mirë në Rumani”, ka thënë 67-vjeçari. 

29-vjeçari Korenica me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Pjesë e klubit rumun është nga viti 2024. 

Sulmuesi i krahut të majtë ishte prej futbollistëve kryesor te Cluji edicionin e kaluar.