Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Prishtina vazhdon me përforcime

Mario Ilievski

Klubi i futbollit Prishtina ka vazhduar me përforcime.

Të premten Prishtina e prezantoi sulmuesin nga Maqedonia e Veriut, Mario Ilievski.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jam i lumtur për këtë transferim. Është një klub i madh dhe gëzohem që jam pjesë e Prishtinës. Mund të premtoj se do ta jap më të mirën nga vetja në çdo ndeshje për të luftuar për titullin dhe për të luajtur prapë në Evropë”, ka thënë Ilievski.

23-vjeçari ka luajtur së fundit te CSKA 1948 në Bullgari. Ishte edhe te Kisvarda në Hungari dhe te skuadra të tjera në Bullgari e Maqedoni të Veriut. Ka luajtur për grupmoshat e reja të Maqedonisë së Veriut, ndërsa e ka një paraqitje me seniorët.