Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj klubit të futbollit Prishtina. Në arsyetim thuhet se në minutën e dytë të ndeshjes Prishtina – Llapi e zhvilluar të dielën mbrëma, përkrahësit e klubit Prishtina “Plisat” kanë hedhur mjete piroteknike pas portës dhe në fushën e lojës. “Hedhja e mjeteve piroteknike është përsëritur gjithashtu në minutat e 9-të dhe të 36-të të ndeshjes”, shkruan në arsyetim.
Prishtina e fitoi ndeshjen 3:0 ndaj Llapit, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Kosovës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo