Ushtria amerikane është e përgatitur të godasë Iranin që këtë fundjavë, megjithëse presidenti Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar nëse do të autorizojë një veprim të tillë, sipas burimeve të njohura me çështjen që kanë folur për CNN.
Shtëpia e Bardhë është informuar se ushtria mund të jetë gati për një sulm deri në fundjavë, pas një grumbullimi të konsiderueshëm ditët e fundit të mjeteve ajrore dhe detare në Lindjen e Mesme, kanë thënë burimet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, një burim ka paralajmëruar se Trumpi, në biseda private, ka argumentuar si pro ashtu edhe kundër veprimit ushtarak dhe ka konsultuar këshilltarë dhe aleatë për të përcaktuar kursin më të mirë të veprimit.
Zyrtarët më të lartë të sigurisë kombëtare të administratës janë mbledhur të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar situatën në Iran, ka thënë një person i njohur me takimin. Trumpi është informuar gjithashtu të mërkurën nga i dërguari special Steve Witkoff dhe nga Jared Kushner, dhëndri i Trumpit, për bisedimet e tyre indirekte me Iranin që u zhvilluan një ditë më parë. Nuk është e qartë nëse Trumpi do të marrë një vendim deri në fundjavë.
“Ai po kalon shumë kohë duke menduar për këtë”, ka thënë një burim.
Gatishmëria e SHBA-së për të goditur deri në fundjavë u raportua fillimisht nga CBS Neës.