Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Djali sulmon nënën, vëllain dhe zyrtarët policorë në Pejë

Dhunë në familje

FOTO: Ilustrim

Një rast i dhunës është raportuar në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Një i dyshuar ka sulmuar nënën dhe vëllain e tij duke iu shkaktuar lëndime fizike.

I dyshuari i cili ishte nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar edhe zyrtarët policorë teksa po tentonin ta arrestonin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dy viktimat nënë e djalë  kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar  dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit  duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.