Prishtina i ka ndarë rrugët me sulmuesin Alban Shillova. Njoftimin e ka bërë klubi nga kryeqyteti të shtunën mbrëma.
Shillova iu bashkua Prishtinës në janar të vitit të kaluar nga Feronikeli 74.
33-vjeçari Shillova me Prishtinën edicionin e kaluar e fitoi Kupën e Kosovës. “Prishtina dhe sulmuesi Alban Shillova kanë përmbyllur bashkëpunimin e tyre. Prishtina e falënderon Alban Shillovën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”, shkruhet në njoftim.
Sulmuesi i qendrës ka luajtur edhe në disa skuadra të tjera si Malisheva, Llapi, Drenica, Drita e Liria.
Nga Prishtina janë larguar edhe disa futbollist të tjerë si Ardi Ajdini, Gentrit Salihu, Luis Mota, Gladëin Curiel e Diar Halili. Ka bërë edhe disa përforcime.