Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur me shumë vlerësim për Lionel Messin dhe paraqitjet e tij me Argjentinën në Kupën e Botës.
Ai e ka cilësuar sulmuesin argjentinas si një lojtar të jashtëzakonshëm, duke theksuar se ende vazhdon ta bëjë diferencën.
Ylli i futbollit ka tetë gola të shënuar deri më tani në Botërorin që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Messi është legjendë e gjigantit katalunjas.
“Kupa e Botës e Messit është e jashtëzakonshme. Ai ka shënuar tetë gola, disa prej të cilëve kanë qenë me një cilësi të madhe dhe talenti i tij gjithmonë spikat. Argjentina luan për Messin dhe është një skuadër shumë e bashkuar. Argjentina është me fat që ka Leon, i cili gjithmonë i vendos gjërat në vendin e duhur”, ka thënë Laporta, shkruajnë të hënën mediumet spanjolle.
Laporta ka folur gjithashtu për lojtarët e Barcelonës që po marrin pjesë në Kupën e Botës.
Edhe
Gimenez flet me entuziazëm për Messin
Ka vlerësuar Lamine Yamalin, por edhe lojtarët e tjerë të Barçës që luajnë për Spanjën.
“U jap mbështetjen time të plotë të gjithë lojtarëve të Barçës që po luajnë në Kupën e Botës. E di që suksesi i tyre është suksesi ynë dhe mendoj se Lamine po kalon një Kupë Bote të shkëlqyer. Ai është zgjedhur MVP në disa ndeshje. Të tjerët po luajnë shumë mirë. Pedri, Dani Olmo, Pau Cubarsi, të gjithë kanë luajtur shumë mirë”.