Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Portieri i kritikuar pritet ta kërkojë largimin nga Spursi

Antonin Kinsky

Antonin Kinsky pritet që të kërkojë largimin nga Tottenhami në formë huazimi në afatin kalimtar të verës, në mënyrë që ta rindërtojë karrierën si portier, ka shkruar “The Telegraph” të enjten. 

22-vjeçari ka luajtur vetëm 13 herë për ekipin e parë të skuadrës nga Londra veriore, qëkur iu bashkua skuadrës në janar të vitit 2025 nga Slavia Praga. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të martën mbrëma, ai u kritikua shumë për gabimet që bëri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve. 
U zëvendësua nga trajneri Igor Tudor pas 17 minutash lojë, në disfatën 5:2 nga Atletico Madridi.