Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pochettino në bisedime me Milanin

pochettino

Përfaqësuesit e Mauricio Pochettinos kanë pasur bisedime me drejtuesit e Milanit që ai të jetë trajner i ardhshëm te skuadra “kuqezi”, pas shkarkimit të Massimiliano Allegrit. Bashkë me Allegrin ditë më parë u shkarkua edhe drejtori sportiv, Igli Tare. 

54-vjeçari Pochettino aktualisht është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kontrata e argjentinasit me SHBA-në skadon pas përfundimit të turneut që organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chelsea ishte klubi i fundit i udhëhequr nga Pochettino, në edicionin 2023/24. 

“Blutë” në atë edicion përfunduan në pozitën e gjashtë, ndërsa në finalen e Kupës së Ligës humbën nga Liverpooli. Më herët, Pochettino ka drejtuar PSG-në për edicion e gjysmë dhe e fitoi titullin dhe Kupën e Francës. Ai për pesë vjet e gjysmë e kishte udhëhequr Tottenhamin dhe shkoi deri në finale të Championsit në vitin 2019, por humbi në finale 2:0 nga Liverpooli. 

Pochettino ka drejtuar edhe Espanyolin dhe Southamptonin.