Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përzgjedhësi i Polonisë me fjalë të mëdha për Shqipërinë

Jan Urban

Përzgjedhësi i Polonisë në futboll, Jan Urban, pritet që listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen gjysmëfinale të plejofit ndaj Shqipërisë, ta publikojë të premten. 

Ai në një intervistë të gjatë dhënë për “Goal.pl” të enjten, ka folur edhe për Shqipërinë. 
Ka theksuar se Shqipëria ka lojtarë shumë cilësorë, ndërsa merita për këtë ka edhe përzgjedhësi brazilian Sylvinho.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“E kemi përcjellë Shqipërinë dhe dimë shumë për futbollistët e saj. Dhe duhet të them se Shqipëria ka ekip shumë të mirë. Ka stabilitet aty. Përzgjedhësi Sylvinho është në krye tash e tri vjet. Mbi të gjitha, ata fituan edhe një fazë grupore ndaj Polonisë dhe Republikës së Çekisë, madje arritën edhe një fitore në udhëtim te Serbia 1:0”, ka deklaruar fillimisht Urban. 

Më pas ai ka folur edhe për stilin e lojës së lojtarëve të Shqipërisë. 

“Shqipëria ka lojtarë të mirë që luajnë për ekipe të mira. E kanë një model të futbollit italian. Shqipëria mbrohet mirë dhe pranojnë pak gola. Ndoshta nuk shënon shumë, për shkak se janë të përkushtuar në lojën në mbrojtje. E kemi një sfidë të jahstëzakonshme para nesh. Natyrisht se nuk mund ta nënvlerësojmë apo të themi se mund të fitojmë padyshim. Jo, do të jetë një sfidë shumë e vështirë”, është shprehur Urban. 

Ndeshja Polonia – Shqipëria luhet më 26 mars nga ora 20:45 në Varshavë. 

Fituesja e këtij ballafaqimi luan ndaj fitueses së ndeshjes Ukraina – Suedia. Finalja e plejofit luhet më 31 mars.