Spanjollja Aitana Bonmati është shpallur për herë të tretë rresht futbollistja më e mirë në botë sipas FIFA-s. Por jo me vota maksimale nga Kosova.
Selektori i Kosovës, Sami Sermaxhaj, me pikë maksimale, pesë, e vlerësoi Claudia Pinan. Bonmatit ia dha tri pikë e Chloe Kellyt një.
Kapitenia e Kosovës, Erëleta Memeti, nuk i ka dhënë fare pikë Bonmatit. Ajo pesë pikë ia dha Chloe Kellyt të Anglisë, tri Lucy Bronzet dhe një Temwa Chawingas.
Edhe kapitenia e Suedisë, Kosovare Asllani nuk kishte vota për Bonmatin. Me pesë e vlerësoi Alessia Russon, me tri Mariona Caldenteyn dhe me një Lucy Bronzen.
Edhe votimi nga Shqipëria ishte interesant. Selektori Armir Grimaj vlerësoi Chloe Kellyn me pesë, Leah Williamsonin me tri dhe Ewa Pajorin me një.
Kapiteni Megi Doci ia dha pesë pikë Ewa Pajorit të Polonisë, tri Chloe Kellyt dhe një Bonmatit.