Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përfaqësueset e mëdha do të ndahen nga të voglat në kualifikimet e Botërorit

UEFA

UEFA do t’i krijojë dy nivele përfaqësuesesh në kualifikimet për Kupën e Botës 2030. Kjo do të thotë se përfaqësueset e shteteve të forta nuk do të luajnë më me përfaqësuese të vogla si San Marino, Gjibraltari apo Andorra. 

Ndryshimet janë bërë pas kërkesave të shumta që kampanja e kualifikimeve të modifikohet. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me rregullat e reja, 36 përfaqësueset më të forta evropiane – që do të përcaktohen nga edicioni 2028 i Ligës së Kombeve – do të ndahen në tri grupe me nga 12 përfaqësuese në Ligën 1. 

18 përfaqësueset e tjera do të luajnë në turne të veçantë, që konsiderohet se do të krijojë një sistem më të drejtë ku do të kenë shansin që të marrin rezultate më të mira. 

Kualifikimi po ashtu është ripërpunuar dhe e pasqyron formatin e Ligës së Kampionëve. 

Për Kupën e Botës 2026, disa shtete i luajtën gjashtë ndeshje kualifikuese e disa i luajtën tetë. Tani të gjitha përfaqësueset do t’i zhvillojnë nga gjashtë ndeshje. 

Secila përfaqësuese në grupin me 12 përfaqësuese do t’i luajë gjashtë ndeshje gjithsej, në shtëpi e udhëtim, kundër gjashtë përfaqësueseve të ndryshme – dy për vazo, shkruan BBC të mërkurën. 

Kjo e largon formatin e rregullt të kualifikimeve ku përfaqësueset luanin me të njëjtit kundërshtarë në grup, brenda dhe jashtë shtëpisë. 

Përfaqësueset me renditjen më të mirë të secilit grup në Ligën 1 do të kualifikohen për Kupën e Botës, ndërsa përfaqësueset e tjera do të përcaktohen nëpërmjet plejofit. 

Ndërkohë, 18 përfaqësueset e tjera, të shteteve me renditje më të ulët – nën formatin e ri, të gjithë përveç fituesve të grupeve në Ligën C dhe të gjitha përfaqësueset në Ligën D – do të marrin pjesë në Ligën 2. 

“Formati i ri do të përmirësojë balancimin në garë, do të pakësojë numrin e ndeshjeve të pavlera, do t’u ofrojë tifozëve më shumë ndeshje garuese dhe dinamike, ndërsa do t’u mundësojë gjitha përfaqësueseve shansin për kualifikim korrekt dhe pa e shtuar ndonjë datë shtesë në kalendarin internacional”, ka deklaruar Presidenti i Konfederatës Evropiane të Futbollit, Aleksander Çeferin. 

UEFA po ashtu njoftoi se Liga e Kombeve do të ristrukturohet nga edicioni 2028 dhe do të ndahet në tri divizione me nga 18 përfaqësuese – secili grup me nga gjashtë përfaqësuese. 

Përfaqësueset do të luajnë sërish nga gjashtë ndeshje, por ndaj pesë kundërshtarëve të ndryshëm. 

Do të jenë tre vazo me nga gjashtë përfaqësuese. 

Për shembull, një përfaqësuese në vazon e parë do të luajë ndaj një përfaqësueseje të vazos së parë në shtëpi dhe mysafir, plus ndaj dy përfaqësueseve nga vazot dy dhe tre, në shtëpi apo mysafir. 

Gjysmëfinalet, finalet, promovimi apo rënia, do të vazhdojnë me formatin që është aktualisht.