Vetëm pesë minuta lojë iu deshën sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani, që ta realizonte golin e gjashtë të sezonit me Hoffenheimin.
Hoffenheimi të shtunën në mbrëmje në shtëpi ndaj Hamburgut fitoi 4:1, ndërsa Asllani e realizoi golin për 4:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të, ndërsa në minutën e 72-të, e realizoi golin e fundit të skuadrës së tij.
Futbollistët e tjerë të Kosovës, Albian Hajdari në mbrojtje dhe Leon Avdullauh në mesfushë, e kompletuan ndeshjen.
Për Asllanin ishte goli i gjashtë në Bundesligë, ndërsa i ka edhe dy asistime. Një gol të shënuar e një asistim, 23-vjeçari i ka edhe në Kupën e Gjermanisë.
Hoffenheimi pas 14 ndeshjeve ka 26 pikë.