Futboll

Llapi e Ferizaj në pozitat e njëjta pas barazimit në Podujevë

KF Llapi

Pamje nga ndeshja

Llapi dhe Ferizaj luajtën baras në ndeshjen e xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar dhe nuk kanë bërë ndryshime në tabelë. 

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” u mbyll 1:1. 

Ferizaj mbetet në vendin e katërt me 49 pikë, aq sa ka edhe Malisheva në vendin e tretë, derisa Llapi në pozitën e tetë, përkatësisht të barazhit, ka 41 pikë, një më pak se Dukagjini i vendit të shtatë. 
Erion Sadriu shënoi për Ferizajn në minutën e 61-të, ndërsa në minutën e 69-të, sfidën e vendosi goli i Ardit Tahirit nga penalltia. 

Ferizaj mbetet pa humbje në gjashtë ndeshjet e fundit të Superligës, me katër fitore e dy barazime, ndërsa Llapi ka tri ndeshje pa fitore, me dy barazime e një disfatë. 
Llapi është edhe në finale të Kupës së Kosovës. 

Më 21 maj luan ndaj Prishtinës në finale të Kupës.

 


Llapi barazon shpejt rezultatin

Llapi e ka barazuar rezultatin në duelin ndaj Ferizajt. 

Tetë minuta pas golit të Ferizajt, për Llapin realizoi Ardit Tahiri. 

Tahiri ishte i saktë nga penalltia për 1:1, në minutën e 69-të.

 


Ferizaj “shokon” Llapin në “Zahir Pajaziti”

Ferizaj që po kalon formë të lartë, ka kaluar në epërsi ndaj Llapit, duke e “shokuar” skuadrën nga Podujeva në shtëpinë e vet. 

Pas një ore lojë, golin për 1:0 në të mirë të mysafirëve e realizoi Eridon Sadriu.

Tabela me rezultatet aktuale:


Pa gola në Podujevë në pjesën e parë

Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë mes Llapit e Ferizajt, është mbyllur pa gola.

Ky ballafaqim i takon xhiros së 33-të të elitës së futbollit kosovar.

Llapi është pa fitore në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Ferizaj është në ecuri prej pesë ndeshjeve pa humbje, me katër fitore e një barazim.