Trent Alexander-Arnold dhe Dean Huijsen janë përfshirë në listën e lojtarëve të Real Madridit, që do të jenë pjesëmarrës në Kupën e Botës për Klube.
Reali të enjten do ta zyrtarizojë si lojtar të ri të skuadrës ish-mbrojtësin e Liverpoolit, Alexander-Arnold, ndërsa qendërmbrojtësi 20-vjeçar Huijsen, u transferua nga Bournemouthi për afro 60 milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRodrygo i cili kërkohej nga Arsenali, është përfshirë po ashtu në skuadër bashkë me sulmuesit Vinicius Junior, Kylian Mbappe dhe Jude Bellingham, shkruan “Sky Sports”.
Kupa e Botës për Klube do të organizohet me 32 skuadra në SHBA, ndërsa nis më 15 qershor me ndeshjen Al Ahly – Inter Miami.
Real Madridi luan ndaj Al Hilalit më 18 qershor në kuadër të Grupit H, ku është edhe Salzburgu dhe Pachuca.