Borussia Dortmundi i ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen që i takoi xhiros së pestë të Bundesligës.
Dortmundi të shtunën në udhëtim e mposhti Mainzin me rezultatin 2:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dy golat “verdhezinjtë” i shënuan në pjesën e parë.
Fillimisht, Daniel Svensson e realizoi golin e parë në minutën e 27-të.
Në minutën e 40-të, Karim Adeyemi, e shënoi golin e fundit.
Vendësit nga minuta e 67-të luajtën me një futbollist më pak në fushë pasi portieri Robin Zentner u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Për Dortmundin ishte fitorja e katërt radhazi. E mban pozitën e dytë me 13 pikë.
Lider është Bayern Muncheni me dy pikë më shumë.
Mainzi ka katër pikë dhe e zë vendin e 13-të.